Histori

7 gjëra interesante rreth Volvo ES90 të Ri

Çfarë të çon 700 km me një karikim të vetëm, të ndihmon kur ke më shumë nevojë dhe të rrethon me audiot e makinave me tingullin më të mirë që ekzistojnë? E gjetët: makina jonë më e re plotësisht elektrike, Volvo ES90.

Elektrifikimi

ES90

Pamje nga këndi para i Volvo ES90, automjetit tonë të ardhshëm plotësisht elektrike të ekspozuar me drita moderne LED dhe dizajn aerodinamik, shfaqur në një studio minimaliste me ndriçim të kuq të thellë.

Volvo ES90 plotësisht elektrik

Mësoni më shumë rreth ES90

Kohën e fundit, kemi prezantuar modelin tonë premium të ri, Volvo ES90 plotësisht elektrik. Është modeli i gjashtë plotësisht elektrik në gamën tonë, dhe një hap i rëndësishëm përpara në udhëtimin tonë drejt elektrifikimit të plotë.

Duke kombinuar elegancën e rafinuar të një sedani, përshtatshmërinë e një festbek-u, hapësirë të bollshme në pjesën e brendshme dhe lartësi nga toka të një SUV-i, modeli ynë më i ri është vërtet në një klasë më vete - dhe për disa arsye shumë të qëndrueshme.

1. Karikim më i shpejtë dhe distancë përshkuese më e madhe se çdo Volvo tjeter elektrike
ES90 i ri karikohet më shpejt dhe shkon më larg se çdo automjet elektrik Volvo më parë. I fuqizuar nga teknologjia jonë e re 800-voltëshe, së bashku me softuer dhe harduer tërësisht të ri të menaxhimit të baterisë dhe dizajnit elegant, me ES90 ju do të përshkoni deri në 300 km me vetëm 10 minuta karikim në stacionet e karikimit të shpejtë prej 350 kW.Nëse e mbushni baterinë plotësisht, ES90 ju mundëson distancë përshkuese mbresëlënëse deri në 700 km me një karikim të vetëm sipas ciklit të testimit WLTP.

2. Dizajni aerodinamik i jonë më e mirë ndonjëherë
Elegant dhe praktik: falë dizajnit të tij ES90 është më efikas se çdo automjet tjetër që kemi prodhuar ndonjëherë. Me koeficient të rezistencës jo më shumë se 0.25 - sa më e ulët vlera, aq më e vogël është rezistenca e ajrit. Marrë parasysh të gjitha, do të thotë, më pak konsum energjie dhe distancë përshkuese më të gjatë. Dizajni elegant i ES90 me një vijë të pjerrët të çatisë kontribuon në aerodinamikën e tij të shkëlqyer.

3. I fuqizuar nga kapaciteti kompjuterik me dy bërthama
ES90 është automjeti më i fuqishëm që kemi krijuar ndonjëherë për sa i përket fuqisë kompjuterike dhe automjeti jonë i dytë i përcaktuar nga softueri. Është i pajisur me një konfigurim të dyfishtë NVIDIA DRIVE AGX Orin, i cili trajton funksione të tilla si karakteristikat e sigurisë aktive të teknologjisë së fundit, sensorët e automjetit dhe menaxhimin efikas të baterisë me shpejtësi ultra të lartë. Kjo na mundëson të rrisim nivelin e sigurisë dhe performancës së përgjithshme përmes të dhënave, softuerit dhe AI.

Shkurt, ES90 është një automjet i projektuar për udhëtime të përditshme të sigurta dhe të këndshme, dhe për t'u zhvilluar dhe përmirësuar me kalimin e kohës.

Pjesa e brendshme e Volvo ES90, automjetit tonë të ardhshëm plotësisht elektrik, duke shfaqur një ekran të madh qendror me prekje me Google Maps, çati panoramike dhe ulëse me nuanca të çelëta.
Volvo ES90, automjeti jonë i ardhshëm plotësisht elektrik, i parkuar në shëtitore buzë ujit në perëndim të diellit, duke shfaqur dizajnin aerodinamik dhe dritat LED.
Pamje nga afër e altoparlantit Bowers & Wilkins në automjetin elektrik Volvo ES90, duke shfaqur veçoritë e nivelit të lartë të zërimit dhe materialet e brendshme premium.

4. Shkathtësi maksimale: deri në 733 litra hapësirë bagazhi
Me ES90, ju keni hapësirë të mjaftueshme për të gjitha gjërat që dëshironi të merrni me vete në udhëtimin tuaj. Dera e madhe dhe e gjerë e bagazhit e bën të lehtë ngarkimin dhe shkarkimin e ngarkesave ose pajisjeve. Palosja e ulëseve të pasme siguron deri në 733 litra hapësirë praktike ngarkimi, ndërsa vetëm bagazhi ofron 424 litra pa i palosur ulëset e pasme. Nëse është e nevojshme, të gjitha ulëset e pasme mund të palosen individualisht. Për më shumë gjithanëshmëri, egziston edhe një hapësirë magazinimi prej 16 litrash nën dyshemenë e ngarkesës, ndërsa hapësira e përparme me kapacitet 22 litra është e përsosur për kabllot e karikimit.

5. Sistemi ynë i avancuar i të kuptuarit të shoferëve
Kur projektojmë automjetet tona, ne kemi parasysh faktin se shoferët ndonjëherë mund të jenë të lodhur ose të shpërqendruar.Pikërisht për këtë arsye, ES90 i ri vjen standard me një sistem për detektimit të gjendjes së shoferit, i cili zbulon kur mendja juaj nuk është e përqendruar në rrugë dhe ndërhyn për t’ju mbështetur.Ky sistem i përparuar përdor teknologjinë e ndjeshmërisë në kohë reale për të kuptuar nëse shoferi është i lënduar, i lodhur ose i shpërqendruar, në mënyrë që automjeti të ndërhyjë për të ndihmuar nëse është e nevojshme.

6. Një nga sistemet audio më cilësore në botën e automobilizmit.
ES90 ofron tre nivele të sistemit të zërimit, të udhëhequra nga një sistem Bowers & Wilkins i cilësisë së lartë. I krijuar në bashkëpunim të ngushtë me inxhinierët e zërit nga Bowers & Wilkins, sistemi audio High-Fidelity në ES90 ofron qartësi dhe realizëm të jashtëzakonshëm në muzikë, kudo që të jeni ulur.Të 25 altoparlantët hi-fi të veçantë, me një fuqi totale prej 1,610 vatësh, përfshijnë nga një altoparlantin ikonik qendror me “tweeter-on-top”, si edhe altoparlantë të integruar në mbështetëset e kokës dhe në tavan.Sistemi gjithashtu përmban audio hapësinore realiste të Dolby Atmos ® që ofron një përvojë tingulli gjithëpërfshirëse përreth jush.

Kur artistët krijojnë një këngë, podcast ose film në Dolby Atmos, ata janë në gjendje të vendosin tinguj individualë në një hapësirë shumëdimensionale për të krijuar një përvojë të plotë dhe të pasur dëgjimi.

7. Çati panoramike elektrokromike për rehati maksimale
ES90 vjen gjithashtu me një çati panoramike që siguron mbrojtje UV deri në 99,9 për qind. Dhe nëse zgjidhni versionin elektrokromik, mund të rregulloni edhe transparencën e xhamit. Pra, nëse jeni duke udhëtuar në një ditë të ngrohtë vere dhe dëshironi të 'ulni' pak diellin për të reduktuar shkëlqimin dhe për të rritur privatësinë, mund ta bëni këtë me prekjen e një butoni.

Pamja nga këndi i para i sedanit elektrik VolvoES90 i ekspozuar me drita moderne LED dhe dizajn aerodinamik, i paraqitur në një studio minimaliste me ndriçim të kuq të thellë.

Mësoni më shumë rreth ES90

Car
Pamja para e automjetit elektrik Volvo të kyçur në një pikë publike karikimi në  parking në ditë me diell.

Eksploroni se si ta karikoni automjetin tuaj Volvo

Car

Shpërndaje